Ramadan Mehmeti fiton çmimin “Beqir Musliu”

0

Shkrimtari Ramadan Mehmeti, është shpallur dje fitues  i çmimit letrar “Beqir Musliu”, eveniment i mbajtur këto ditë në qytetin e Gjilanit.

Juria letrare e përbërë nga Sabile Keqmezi Basha, Nexhat Rexha dhe Emin Azemi, kanë shpallur fitues shkrimtarin  nga Gjilani edhe pse këtë vit konkurenca ishte tepër e fortë.

Nexhat Rexha një nga pjestarët kryesorë të kësaj jurie tha se Ramadan Mehmeti e ka merituar plotësisht këtë çmim, pasi për vite me rrallë ka qenë i suksesshëm në prozë, poezi, dramë dhe me sukses ka përmbyllur karrierën e tij të pasur letrare.

Ramadani ka lindur në Livoq të Gjilanit dhe është autor i 26 veprave krijuese të zhanereve të ndryshme, tha Rexha.

Pretendenët për këtë çmim ishin edhe shkrimtarë të tjerë të njohur si, Eqerem Basha, Mexhit Mehmeti etj.

 /Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here