Rama: Zgjedhja e Guvernatorit të ri, jo figurë politike

Në konferencën për shtyp të mbajtur që prej orës 12:30 Kryeministri Rama po diskuton për situatën e re në Bankën e Shqipërisë. Në fjalën e tij Rama u shpreh për menaxhimin me qetësi të situatës dhe në mënyrë sa më korrekte.  “Do veprojmë shpejt me vendosmëri e pa u ngutur dhe do të respektojmë në

Në konferencën për shtyp të mbajtur që prej orës 12:30 Kryeministri Rama po diskuton për situatën e re në Bankën e Shqipërisë.

Në fjalën e tij Rama u shpreh për menaxhimin me qetësi të situatës dhe në mënyrë sa më korrekte.  “Do veprojmë shpejt me vendosmëri e pa u ngutur dhe do të respektojmë në cdo hap pavarësinë e institucionit” tha Rama

Konferenca vjen menjëherë pas takimit të zhvilluar në selinë qënrore të Bankës së Shqipërisë, ku Kreu i qeverisë e nisi këtë këtë konferencë me një urim për fitoren e kombëtares në Portugali. Pas kësaj Rama kaloi në arsyet e mbajtjes së kësaj konference, situata në Bankën e Shqipërisë. Sipas Kryeministrit ngërçi në të cilën ndodhet bank vjen si shkak i problemit të administrimit të brendshëm dhe nuk ka lidhje me sistemin finaciar.

Guvernatori i ri s’do jetë asnjë figurë politike

“Asnjë figurë politike e sotme e djeshme apo e pardjeshme nuk është pjesë e këtij procesi. Guvernatori i ri do të vijë nga sistemi finaciar.”

Jam gati të takohem me Bashën por s’i bëj ftesë se mjaft më janë refuzuar

“Nuk do të përdorim shumicën për të politizuar procesin apo për të cënuar pavarësinë e BSH-së. Do të përdorim patjetër votat. Nëse opozita do e shohë si moment të rëndësishëm për tju kthyer detyrës e mirëpres dhe unë jam gati të takohem me kreun e PD-së për të këmbyer pikëpamjet, por s’kam ftesë pasi boll ftesa më janë refuzuar. Por jam I hapur”

Rama: Nuk janë hapur vende pune për Guvernator

“Është e rëndësishme që të gjithë të marrin një mesazh të qartë që nuk janë hapur vende pune në Këshillin Mbikqyrës të BSH dhe nuk është hapur një vend i ri për Guvernatorin e BSH. Ne do t’i trajtojmë pozicionet në fjalë me të gjithë respektin e dinjitetin e një shumice qeverisëse që do i provojmë shqiptarëve që është në gjëndje të moderizojnë dhe rrisë cilësinë e performancës së institucionit,” deklaroi Rama.

Rama amniston “skuadrën e re” drejtuese :Mbështetje, s’kanë lidhje me vjedhjen

Referuar takimit në selinë e Bankës Qëndrore, Rama tha se i ofroi mbështetje skuadrës së re të drejtuesve teknik të BSH, të cilët sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me vjedhjen e Thesarit. Nuk dihet nëse me skuadër, Rama nënkuptoi si pjesë të saj edhe Guvernatoren e re në detyrë.

Pasi nëse do ishte këtu, nuk do të ishte në të njëjtën linjë me deputetin e tij Braçe, që në gjykimin e tij Gjoni është po aq fajtore sa Fullani për vjedhjen.

“Sapo bëra një takim me ekipin drejtues teknik të BSH-së dhe shkova ti takoja sepse besoj se ajo skuadër e cila nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur dhe që ka meritën vit pas viti dhe në një ecuri konstate vitesh të ketë garantuar performancën e qëndrueshme dhe të vlerësuar botërisht të BSH-së nuk meriton të vuajë asnjë lloj presioni e të ndihet në asnjë lloj trysnie, por meriton të mbështetet, inkurajohet dhe sigurisht të ndihet e vlerësuar edhe në këto momente kur në kushtet shumë të vështira pskikologjike të BSH vazhdon të garantojë funksionimin normal, duke garantuar që gjithë sistemi financiar të funksionojë normalisht”.

Ajo çka ndodhi s’ka lidhje me sistemin financiar

“Gjithçka ka ndodhur këtë javë solli në vëmendje të gjithë opinionin publik një problematikë të brendshme të BSH-së që sigurisht duhet adresuar dhe zgjidhur sa më parë. Por është po kaq e rëndësishme që në këtë zhurmë të kuptueshme nën këto tam tame të vazhdueshme e të përditshme që kanë vazhduar këto ditë, të theksohet fort se ngërçi ku ndodhet BSH ka të bëjë me një problem të administrimit të brendshëm të Bankës dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin financiar. Gjë që do kishte qenë realisht një problematikë e madhe për sektorin bankar. Fatmirësisht nuk jemi gjëkundi në ato kushte dhe stabiliteti financiar është tërësisht i pacënuar dhe i garantuar”tha ai.

 

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar