Rama takon sot aleatët e qeverisë së re

Rama takon sot aleatët e qeverisë së re

Pas paraqitjes së strukturës së re qeverisëse, kryeministri i ri Edi Rama pritet të takojë sot pasdite të gjithë aleatët që arritën të marrin një numër të konsiderueshëm votash, për të diskutuar me ta ndarjen e përgjegjësive. Në marrëveshjen e firmosur nga 37 partitë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” thuhet se: “Pas fitores në zgjedhjet e

Pas paraqitjes së strukturës së re qeverisëse, kryeministri i ri Edi Rama pritet të takojë sot pasdite të gjithë aleatët që arritën të marrin një numër të konsiderueshëm votash, për të diskutuar me ta ndarjen e përgjegjësive.

Në marrëveshjen e firmosur nga 37 partitë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” thuhet se: “Pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit, në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10.000 vota, pa cenuar statusin e nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike”.

Sipas marreveshjes për subjektet politike që do të arrijnë të marrin mbi 10.000 vota, do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror. Ndërkohë që, kur një parti merr një mandat, ajo mund të kërkojë një vend në qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve, por kjo duhet të konsultohet me partitë e tjera. Pas zgjedhjeve, sipas llogaritjeve të para, është thënë se, LSI është partia që mund të përfitojë 4 deri në 5 ministri, pasi në këto zgjedhje ajo ka arritur të marrë afërsisht 200 mijë vota.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar