Rama takon Erdoganin: Interesim e respekt i madh për shqiptarët

Rama takon Erdoganin: Interesim e respekt i madh për shqiptarët

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi sot një takim në Turqi me kryeministrin Recep Tayyip Erdogan. Në një postim të shkurtër në rrjetin social “Twitter”, kryesocialisti e cilëson si të paharrueshëm takimin me kryeministrin turk, që siç thekson ai, shprehu interesim dhe respekt për shqiptarët. “Takim i paharrueshëm me kryeministrin turk Erdogan në rezidencën e

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi sot një takim në Turqi me kryeministrin Recep Tayyip Erdogan.

Në një postim të shkurtër në rrjetin social “Twitter”, kryesocialisti e cilëson si të paharrueshëm takimin me kryeministrin turk, që siç thekson ai, shprehu interesim dhe respekt për shqiptarët.

“Takim i paharrueshëm me kryeministrin turk Erdogan në rezidencën e tij. Mikpritje e rrallë. Interesim e respekt i madh për shqiptarët.
Lufta kundër korrupsionit e papunësisë, ndalja e rrënimit në arsim e shëndetësi, rilindja ekonomike e sociale arritjet e tij sot, tonat nesër”, – përfundon z. Rama.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar