Rama: Shqiptarëve u ka mbetur vetëm shpirti i mirë

Rama: Shqiptarëve u ka mbetur vetëm shpirti i mirë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se në Shqipëri nuk ka mbetur asgjë veç shpirtit të mirë të njerëzve, duke qënë se vendi ynë është i rrënuar, i zymtë dhe i humbur rrugëve. Deklaratën z. Rama e bëri në bashkinë e Belshit, në kuadër të takimeve zgjedhore. “Sot pas 4 vjetësh ka më shumë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se në Shqipëri nuk ka mbetur asgjë veç shpirtit të mirë të njerëzve, duke qënë se vendi ynë është i rrënuar, i zymtë dhe i humbur rrugëve. Deklaratën z. Rama e bëri në bashkinë e Belshit, në kuadër të takimeve zgjedhore.

“Sot pas 4 vjetësh ka më shumë gropa në këtë rrugë, ka më shumë zymti në këtë vend, ku ka mbetur vetëm shpirti i mirë i njerëzve, por nuk ka asgjë tjetër përveç rrënimit, asnjë ndryshim për mirë. Vetëm rrënim nga të katër anët, gropa dhe braktisje. Ky është realiteti”, – tha kreu i PS-së.

Gjithashtu z. Rama theksoi se një ndër pikat kryesore të programit të Partise Socialiste është rilindja e fshatit, që sipas tij, do të sigurojë edhe mirëqënien e qytetit.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar