Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Rama: Shqipëria mbështet Maqedoninë në NATO nëse do të respektojë marrëveshjen e Ohrit

Rama: Shqipëria mbështet Maqedoninë në NATO nëse do të respektojë marrëveshjen e Ohrit

0 Komentet 🕔20.05.2015 - 09:25

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Ministrerialin rajonal në luftën kundër terrorizmit u ndal në ngjarjet më të fundit në Kumanovë. Kreu i ekzekutivit i ka cilësuar të patolerueshme ngjarjet që ndodhën në Kumanovë duke shtuar se kjo është një shprehje e qartë e degradimit të demokracissë së një vendi.

“Është shumë e rrezikshme përzierja e termave. Termi “terrorizëm” dhe termi “shqiptarë” në Maqedoni u bashkuan dhe kjo është e patolerueshme në një kohë kur shqiptarët kanë qënë, janë dhe do të mbeten një faktor thelbësor shtetëformues për Maqedoninë”, nënvizoi Rama.

Rama u shpreh se për të bërë bashkë terrorizmin dhe shqiptarët është thjesht një përpjekje për të t’i shtuar terrorizmit ngjyrim etnik dhe kjo është tërësisht e paranueshme.  Po ashtu Rama u bëri thirrje përfaqësuesve të shtetit maqedonas të bëjë transparente drejtësinë mbi ngjarjen e ndodhur në Kumanovë ku humbën jetën 24 persona, 14 shqiptarë dhe 8 punonjës piolicie.

“Asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodh të gjithëve ne në këtë betejë të përbashkët ndaj terroizmit, që ta përfshimë këtë termë me shprehje të problematikës së ngarkuar të degradimit të demokracisë dhe përzjerja e kësaj me tragjedinë e Kumanovës është e patolerushme. Ashtu siç do të jetë nga shtetit shqitparë e patolerushme mungesa e transparencës dhe drejtësisë për dëmet dhe terrorin e Kumanovës”, nënvizoi Rama.

Rama shtoi më tej se Shqipëria do të mbështesë Maqedoninë në NATO vetëm atëherë kur kjo e fundit të respektojë plotësimin e Marrëveshjes së Ohrit.

/Objktiv.al/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr