Rama: Saliu, gjyshi me 200 roje

Rama: Saliu, gjyshi me 200 roje

Partia Socialiste u ndal sot në Koplik, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kryesocialisti Edi Rama ftoi qytetarët t’i besojnë Partisë Socialiste, duke i garantuar se pas 23 qershorit do të kenë një qeveri që do t’u qëndrojë përkrah. “Nuk kemi dalë në këtë rrugëtim për të treguar përralla, përrallat jua

Partia Socialiste u ndal sot në Koplik, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kryesocialisti Edi Rama ftoi qytetarët t’i besojnë Partisë Socialiste, duke i garantuar se pas 23 qershorit do të kenë një qeveri që do t’u qëndrojë përkrah.

“Nuk kemi dalë në këtë rrugëtim për të treguar përralla, përrallat jua tregon gjyshi me antiplumb, mjafton të hapni televizorin dhe keni gjyshin atje me 200 roje. Ne nuk kemi ardhur t’ju themi që Malësia e Madhe do të bëhet si Zvicra, por kemi ardhur të zotohemi se do t’ju japim një qeveri që do të jetë krah për krah me ju. Kemi ardhur të zotohemi se hallet e një familje të zakonshme shqiptare do jenë dhe problemet e qeverisë. Se shpresat dhe ëndrrat e këtij populli që kërkon të jetojë me punë të ndershme do të jenë ëndrrat dhe shpresat e qeverisë. Zgjedhja në 23 qershor është, o me një pushtet në qafë, o me një qeveri në krah” – deklaroi Rama.

Sipas liderit të së majtës, vota e 23 qershorit nuk është thjesht një votë për një parti apo një tjetër, por është një votë për dy mënyra të ndryshme të jetuari.

Në përgjigje të ironisë së kryeministrit Berisha për autobusin e PS-së, Rama tha: “Thotë mavi, që në turqisht do të thotë blu, flamuri i PD. Ta mësojë se nuk e kanë fajin ngjyrat, por ata që nuk i njohin ngjyrat”, – përfundon z. Rama.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar