Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Rama: Reforma administrativo-territoriale, prioriteti ynë

Rama: Reforma administrativo-territoriale, prioriteti ynë

0 Komentet 🕔17.10.2013 - 11:38

Shqipëria do të nisë punën për zbatimin e reformës administrative-territoriale, për të cilat është angazhuar, me mbajtjen sot të Konferencës Kombëtare “Reforma administrativo-territoriale në Shqipëri”. Ky aktivitet  organizohet  nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Reforma administrativo-territoriale do të jetë një reformë gjithëpërfshirëse, e cila do të rrisë efikasitetin e njësive vendore, eficencën në menaxhimin e burimeve të këtyre njësive, menaxhimin e kapaciteteve, përmirësimin e shërbimeve etj.  Reforma do të jetë një gur themeli për organizimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Kryeministri Edi Rama deklaroi se rezultat i reformës do të jetë kalimi i Shqipërisë nga fragmentarizimi në decentralizim.

“Disa më pak dhe disa më shumë qeveritë e trazicionit dështuan në sfidën e administrimit të territorit. Nga ky copëzim lindin të vdekura shërbimet publike dhe dëmtohet potenciali i zhvillimit të këtyre hapësirave. Ndër shumë e shumë shifra që mund të dalin për të mbështetur sot këtë reformë, është e pa pranueshme në kushtet e Shqiperisë që administrata e komunave tu kushtojë taksapaguesve 25 milionë dollarë në vit dhe të ketë 80 komuna me më pak se 5000 banorë dhe 70 komuna që i kanë të ardhurat 0 dhe qëndrojnë vetëm fal pagave të financuara nga buxheti i shetit. Kemi një barrë të konsiderueshme shpenzimesh për të mbajtur në këmbë një makrostrukturë që është e paralizuar në lidhje me këto komunitete,” u shpreh Rama.

Kryeministri Rama theksoi se realizimi i kësaj reforme do ti japë fund një rrënimi që po vazhdon prej 20-vitesh.
“Decentralizimi duhet të jetë një proces që e afron qeverisjen me qytetarin. Kjo nuk mund të ndodh në kushtet e një decentralizimit që është fragmentarizim dhe sjell copëzim deri në paralizë dhe jo efiçiencë të buxhetit. Territori është ekonomi dhe zhvillim. Është trupi i një shteti. Ndaj në menaxhimin e territorit rolin qëndror e ka lidershipi pavarësisht nëse flitet për diktaturë apo demokraci. Lidershipi për të mbajtur aktorë heterogjenë në një bashkëjetese,” tha Rama.

Ai tha se problemet me menaxhimin e territorit nuk janë veçori unikale të Shqiperisë. Me to janë përballur edhe e vende të BE-së dhe rajonit. Kryeministri Rama theksoi se Reforma Administrative Territoriale është prioritet i qeverisë që ai drejton.

“Reforma Administrative Territoriale është prioritet i yni dhe ne do e çojmë para duke u bazuar në tre pika kyçe .
1. Dialog me të gjithë aktorët. Është një proces që duhet dhe do bëjmë çmos të jetë gjithë përfshirës dhe ta mbështesim në një dialog shumë të hapur në një frymë konsesuale me gjithë forcat politike, njësitë vendore, grupet e interesit etj.

2. Kompleksitet në qasje por me një synim të përbashkët, shtresëzim në ndarjen territoriale. Nuk është reforma e një shumice qeverisëse po është reformë ku të gjitha forcat të marin pjesë dhe të thonë fjalën e tyre.

3. Fuqizimi i hapësirave ekonomike, sociale dhe kulturore të njësive vendore në funksion të fuqizimit tërësor të vendi.”-

Së fundi ai tha se reforma në vetvete nuk është një reformë që e frenon por që e çliron decentralizimin. “Kjo do të bëj që shqipëria të kalojë nga fragmentarizimi në decentralizim.”-tha Rama

/Elta Liksenaj/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
16°/5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/-1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
8°/-2°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
10°/1°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Clear
14°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Overcast at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Overcast
11°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-4°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Clear
8°/-3°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr