Rama: Presidenti duhet të lexojë votën e shqiptarëve

Rama: Presidenti duhet të lexojë votën e shqiptarëve

Në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Rama tregoi se çfarë ka biseduar me krerët e institucioneve të pavarura në takimet e ditëve të fundit, ndërsa teksoi  se kreu i shtetit duhet ta lexojë mirë votën e një milion shqiptarëve. “Dua të shpresoj se Presidenti i Republikës, bashkë me kryetarin

Në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Rama tregoi se çfarë ka biseduar me krerët e institucioneve të pavarura në takimet e ditëve të fundit, ndërsa teksoi  se kreu i shtetit duhet ta lexojë mirë votën e një milion shqiptarëve.

“Dua të shpresoj se Presidenti i Republikës, bashkë me kryetarin e ri të Kuvendit dhe mua do të punojë jo si noteri i një pale që ka humbur zgjedhjet, por si garanti kushtetues mbi të gjitha palët në përpjekjen tonë për të rilindur Shqipërinë duke ecur më shpejt. Ashtu siç dua të shpresoj se zoti President do ta lexojë me përpikëri votën e një milion shqiptarëve që na dhanë 84 mandate, duke na hequr çdo justifikim të mundshëm edhe për sa ka të bëjë me reformën dhe performancën e pushtetit gjyqësor”, tha Rama.

Në vëmendje të Kryeministrit të zgjedhur nuk mbeti as prokurori i Përgjithshëm. “Ne nuk kemi votuar as për Presidentin e sotëm të Republikës dhe as për prokurorin e Përgjithshëm që ka sot Shqipëria. Por ne nuk jemi votuar për ta rifutur qeverinë e vendit në llogoren e luftës politike ndaj një kryeprokurori që deri më sot nuk ka bërë asgjë konkrete për të merituar ndonjë vlerësim pozitiv prej nesh. I kam nënvizuar vullnetin e plotë për të luftuar, krah për krah, me organin e Prokurorisë dhe me atë personalisht, kundër krimit dhe korrupsionit në çdo nivel e të çdo kohe, sado të vjetër a të re”, tha Rama.

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, duke folur për kabinetin e ardhshëm qeveritar, tha se do të bashkëqeverisë me LSI-në. “Do ta përsëris, pa u lodhur, asnjëherë, se jemi zgjedhur të qeverisim jo vetëm, por në partneritet strategjik me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe bashkë me aleatët e tjerë. Ka shumë rëndësi që këtë jo ta kuptojë si fakt, po ta bëjë pjesë të përmbajtjes së arsyetimit mbi gjithë procesin qeverisës dhe për çdo ndarje përgjegjësie në qeverisje, çdokush që mendon apo diskuton për mbarëvajtjen e punës kolosale që kemi përpara. Jemi ribashkuar me zotimin solemn përpara publikut për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës, po për të mësuar nga e shkuara në çdo hap”, tha ndër të tjera Rama.

Gjithashtu Rama hodhi poshtë të gjitha spekulimet në media në lidhje me emrat e qeverisë së re. Sipas tij, brenda javës së tretë të korrikut grupet e punës mes PS-së dhe LSI-së do të bënin gati strukturën e qeverisë së re dhe pastaj do të të flitej për emra.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar