Rama: Nuk po të pastrojmë administratën nga njerëzit, por shtetin nga korrupsioni

0

Kryeministri i ri Edi Rama ka mbajtur mbrëmë konferencën e tij të parë si kryeministër të cilën zgjodhi ta zhvillonte online.
Në këtë konferencë ai ka folur për një sërë problematikash, ku një ndër shqetësimet më të mëdha nga qytetarët ka qënë frika e largimit nga puna. Në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve Rama tha se ‘’ Nuk do të pastrojmë administratën nga njerëzit, por shtetin nga korrupsioni. Çdo shërbëtorë i këtij shteti që është në detyrë falë meritës do të qëndrojë në detyrë dhe do të respektohet shumë më tepër se deri sot’’.
Ndërsa çështjes së ligjit për nënpunësin civil, Rama iu përgjigj se shtyrja për 6 muaj erdhi si pasojë e mungesës së akteve nënligjore, ç’ka e bën të pazbatueshëm atë.
Në vijim të konferencës Rama ka bërë të ditur se shkrirja e Gardës së Republikës, vendim i marrë nga ministri i Rendit, Saimir Tahiri, ishte një nevojë e strukturore e shtetit e cila i është referuar praktikave më të mira ndërkombëtare.
Çështje të tjera me rëndësi në diskutim kanë qenë edhe reformat në drejtësi, ku ai ka theksuar se reformat në drejtësi i janë besuar një grupi ekspertësh , ndërkohë që siguroi për vijimin e shfuqizimit të vendimeve të qeverisë paraardhëse.
Ndryshime do të ketë edhe ne arsim ku Kryeministri ka premtuar se matura shtetërore do të reformohet në funksion të konkurrencës dhe meritës.
Përsa i përket institucioneve mediatike shtetërore si TVSH dhe ATSH, ato do iu kthehen publikut.
Tema të tjera në diskutim kanë qenë importi i plehrave, toponimet në pasaportat e feëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi çëshje e cila pritet të zgjidhet së shpejti, si dhe marrveshja e Ohrit.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here