Rama: Nuk do heqim askënd nga puna

Rama: Nuk do heqim askënd nga puna

Partia Socialiste feston fitoren për Tiranën me logon “Faleminderit Tirana”, i gjithë aktiviteti është organizuar në ambientet e amfiteatrit pranë liqenit artificial në kryeqytet. Në këtë aktivitet deputetët e këtij qarku si Ditmir Bushati, Besnik Baraj, Vasilika Hysaj, Saimir Tahiri etj., përshëndetën dhe mbajtën fjalën e tyre, i parin i listës ishte Pandeli Majko. Majko

Partia Socialiste feston fitoren për Tiranën me logon “Faleminderit Tirana”, i gjithë aktiviteti është organizuar në ambientet e amfiteatrit pranë liqenit artificial në kryeqytet.

Në këtë aktivitet deputetët e këtij qarku si Ditmir Bushati, Besnik Baraj, Vasilika Hysaj, Saimir Tahiri etj., përshëndetën dhe mbajtën fjalën e tyre, i parin i listës ishte Pandeli Majko.

Majko deklaroi se duket si ëndërr por po festohet fitorja, të cilën 10 ditë më parë kishte shumë që nuk besonin.“Sot është data 2 korrik, në 23 qershor shqiptarët refuzuan stanjacionin dhe krizën. Sot më 2 korrik për të kujtuar atë datë të viteve më parë dhe këtë ditë të fitores, të mos prishjes së mureve të ambasadave, por të mureve ndarës që ekzistonin në vend. Po ua them sot pa pritur shtatorin, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, që kanë hequr nga puna njerëz, duke ardhur vërdallë si korba mbi qendrat e votimit për të bërë presion, tani është koha të ikin, e kanë merituar dhe ju meritoni më shumë, sepse na keni mbajtur dhe do ju mbajmë”, tha ndër të tjera Majko.

Ndërkaq, kryesocialisti Rama deklaroi se nuk dëshiron që asnjë familje shqiptare nuk duhet të ndihet keq pse nuk votoi për të majtën, pasi theksoi se Shqipëria do mirëqeveriset për të gjithë, si për ata që kanë votuar dhe për ata  që s’kanë votuar majtas.

“Falë sakrificave tuaja me rrugën opozitare dhe ata janë çliruar, se për çfarë janë çliruar dhe kanë shpëtuar këtë do e tregojmë me qeverisjen tonë. Do të marrin frymë lirisht mësuesit, infermieret dhe mjekët. Janë çliruar dhe kanë shpëtuar njëherë e mirë të gjithë ata që jetojnë me një biznes të vogël. Ne do të hapim vende të reja pune”, u shpreh Rama.

Ndërkohë Rama shtoi më tej se ka marrë fund përndjekja e atyre që janë pushuar nga puna prej përkatësisë dhe bindjeve partiake, duke u zotuar se gjithë ata që e kanë fituar të drejtën e kthimit në punë do të kthehen në punë, ndërsa theksoi se askush që është aktualisht në punë nuk duhet të ndihet i kërcënuar nëse është në atë vend pune me meritë dhe jo se është kushëriri i dikujt apo miku i dikujt.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar