Rama: Model i ri ekonomik, shlyerje borxhi ndaj biznesit

Rama: Model i ri ekonomik, shlyerje borxhi ndaj biznesit

Kryeministri Edi Rama garantoi sot se në mënyrë të menjëhershme do të adresohen disa çështje kyçe për të nisur një proces rimëkëmbje të ekonomisë në afat të shkurtër. Gjatë fjalës së tij në seminarin rajonal të organizuar nga Banka e Shqiperise, Rama ka garantuar shlyerjen e borxhit që shtetit ka ndaj sipërmarrjeve private. “Ne duam të mbeshtetemi mbi politikat

Kryeministri Edi Rama garantoi sot se në mënyrë të menjëhershme do të adresohen disa çështje kyçe për të nisur një proces rimëkëmbje të ekonomisë në afat të shkurtër. Gjatë fjalës së tij në seminarin rajonal të organizuar nga Banka e Shqiperise, Rama ka garantuar shlyerjen e borxhit që shtetit ka ndaj sipërmarrjeve private.

“Ne duam të mbeshtetemi mbi politikat themeltare të hapjes se tregjeve, privatizimeve që janë të patjetërsueshme në një proces demokratizimi tëekonomisë, por ne besojmë për vetë përmbajtjen dhe numrin e popullsise sonë që ndryshimi i marrëdhënieve të shtetit me ekonominë, qeverisë me sipërmarrjen, është një baze mbi të cilën mund të ngremë shumë më pas. Duam që të ndërtojmë model të ri të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe të orientohemi drejt një marredhenie të re me biznesin, politika të punesimit dhe të stimulimit dhe mbeshtetjes së financimeve në ekonomi”- deklaroi Rama.

Përsa i përketborxhit të vendit, ai u shpreh se ai do të shlyhet pavarësisht kostove.
“Ne po përgatiteti që ta shlyejmë një orë e më parë këtë borxh. Nuk mundemi që ta lëmë në kurriz të kompanive që po asfiksohen nga ky borxh. Dhe ne do të shlyejmë këtë borxh me çfarëdo lloj kostoje” tha Rama.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar