Rama miting përmbyllës në Shkodër

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Shkodër u shpreh se era e rilindjes e ka bërë jugun dhe veriun një. Sipas tij, era e rilindjes po fryn fort dhe ky është manifestimi kombëtar i mbarë Shqipërisë. “Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni. Nuk duhet të jetojmë më me

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Shkodër u shpreh se era e rilindjes e ka bërë jugun dhe veriun një. Sipas tij, era e rilindjes po fryn fort dhe ky është manifestimi kombëtar i mbarë Shqipërisë.

“Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni. Nuk duhet të jetojmë më me ndasitë e vjetra ndaj duhet të ndëshkojmë me votë marrëzinë e përçarjes”, tha Rama.

Kreu socialist theksoi se qytetarët shqiptarë ndodhen në kushte të vështira të jetësës dhe për këtë e ka fajin Sali Berisha.

“Kush i thotë sot vetes shqiptar i mirë nuk duhet ta harrojë se kur e keqja e kap një vend për fyti, faji nuk është i të këqinjve por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë”, tha Rama.

Nga ana tjetër u shpreh se ndihet me fat, që udhëheq përpjekjen për rilindje përballë rrënimit dhe se fushata përmbyllet pikërisht në dy qëndra të rëndësishme të vendit, të cilat i cilësoi si qytete të krenarisë shqipare, por edhe të origjinës së tij.

Në këto momente Kreu socialisht po udhëton drejt Vlorës, për të marrë pjesë edhe aty në mitingun përmbyllës.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar