Rama merr mbështetjen e Francës

0

“Një takim përtej parashikimeve” e cilësoi kryeministri Rama bisedën e tij me presidentin e Francës, Hollande. Gjatë takimit që u zhvillua pasditen e djeshme në pallatin Elysee, presidenti Hollande shprehu  mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë.

Presidenti Hollande theksoi gjithashtu, se Shqipëria shihet si vend stabiliteti në rajonin ballkanik.

Për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, presidenti francez vlerësoi rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe kulturës, por edhe bashkëpunimin ushtarak e policor.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama e falenderoi presidentin Francios Hollande për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë.

Rama e ftoi Presidentin Hollande të vizitojë Tiranën dhe Hollande e konsideroi ftesën si nje vizitë që mund të bëhet realitet në një kohë të afërt.

Në këtë takim merrnin pjesë dhe Ministri i Jashtem francez, Laurent Fabius, dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

/Panajot Dybeli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here