Rama mer zyrtarisht detyrën e ministrit të Jashtëm

0

Kryeministri Rama u betua mbrëmjen e kësaj të marte pranë Presidentit Meta, duke marrë kështu zyrtarisht edhe detyrën e ministrit të Jashtëm, për të cilën u votua dy  ditë më parë në Parlament.

Ceremonia e mbajtur  ishte mjaft e shkurtër dhe jo mediatike.

Rama hyri në selinë e Presidenc05e33c5e-3e0f-4438-973e-5c47d369df0c-1s rreth orës 19:00 dhe doli 10 minuta më pas, gjë që la të kuptohet se takimi ka qenë strikt në aspektin formal dhe protokollar, por asgjë më shumë sesa kaq.

Rama e mori vetë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, pasi Presidenti Meta refuzoi kandidaturën e Gent Cakajt, gjë që solli edhe një përplasje institucionale mes tyre, arsye për të cilën kryeministri ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

 /J.Spaho/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here