Rama mbledhje me KEK: Stabilizim dhe rigjallërim të ekonomisë së vendit

0

Kryeministri, Edi Rama ka mbledhur, Këshillin Ekonomik Kombëtar me perfaqesues te bizneseve dhe bankave që operojnë në vendin tonë. Takimi u zhvillua në Kryeministri dhe në qendër të bisedimeve ishin marrëdhëniet shtet- biznes dhe mbi të gjitha stabilizimi dhe rigjallërimi i ekonomisë së vendit.

Të pranishëm në mbledhje ishin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, si dhe përfaqësues të dhomave të ndryshme të ekonomisë, Dhoma Shqiptare e Tregtisë, Biznes Albania,  si dhe ekspertë ndërkombëtarë të ekonomisë.

Ndërkaq Rama paraqiti para të pranishmëve një draft, për të cilin tha se pret sugjerime, për ta çuar më pas atë drejt institucionalizimit si një strukturë që nuk varet nga humoret e qeverisë, apo nga dëshira dhe mosdëshira   e kryeministrit dhe ministrave për tu mbledhur ose jo.

“Njëherë në tre muaj ky Këshill do të mblidhet në këtë formë që jemi sot, ku do të variojnë prezencat e ministrave sipas temave përkatëse. Çdo tre muaj ne do të sjellim këtu temat e nxehta. Ndërkohë që çdo muaj ky Këshill do të mblidhet pa praninë e ekspertëve të huaj, që nuk mund t’i kemi çdo muaj, dhe pa praninë time, por me praninë e gjithëhershme të ministrave të Financave dhe Zhvillimit për të ndjekur çështje më aktuale dhe me mikro të sektorit privat.  Ky Këshill të jetë edhe vendi ku trajtohen probleme të vogla, qoftë edhe të një kompanie, por që na shërbejnë për të zgjidhur jo vetëm atë problem por për të luftuar fenomene shumë problematike deri sot, si sjellja e administratës tatimore ndaj biznesit, moskorrektesa e qeverisë ndaj sipërmarrësve, si vetë korrupsioni në administratën tatimore dhe shtetërore, kudo ku ka një pikë kontakti mes sipërmarrjes dhe shtetit, që është një fenomen që  mund ta luftojmë nëse krijojmë një marrëdhënie të mirë mes nesh.”- u shpeh  Rama.

Gjithashtu ai siguroi të pranishmit për vullnetin e palëkundur të tij personal dhe të qeverisë që drejton, që ky Këshill të jetë një instrument i vlefshëm dhe një forum ku qeveria të mësojë pa i kthyer shpinën kësaj tryeze.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here