Rama: Legalizmi falas prioritet i qeverisë, deri në prill 25 mijë legalizime

0

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e bërë deri më tani me procesin e legalizimit duke theksuar se ky process është ndër prioritetet e qeverisë Rama. Rama premtoi legalizim falas për shtëpitë në vend duke premtuar se nuk do të legalizohet asnjë ndërtesë e ngritur me qëllime fitimi, buzë rrugëve, buzë detit, liqenit, në parqe arkeologjike etj.

Kreu i qeverisë theksoi se tanimë është ALUIZMI ai që do t’i ndodhet pranë hallexhinjve dhe jo këto të fundit të rrinë tek dera e ALUIZMIT në pritje të dokumentave.

“Pavarësisht se çfarë thonë cinkët që analizojnë do të jetë falas legalizimi. Sot jo vetëm legalizimi është falas por është një proces që e bën shteti. Qytetari rri në shtëpi ALUIZNI shkon tek dera e tij. Pagesa është për parcelën e tokës, pagesa për te mbyllur konfliktin potencial të shtëpisë së legalizuar dhe trashëgimtarët e pronës. Do legalizojmë shtëpitë, ngrehinat e sakrificës dhe mundit të familjeve që kanë lëvizur në drejtim të qyteteve të mëdha. Nuk ka proces legalizimi për ata që kanë zënë trotuaret, zaptuesit për qëllime përfitimi, nuk mund të bëhen pronarë të buzës së liqenit, rërës, detit, zonave arkeologjike”, tha Rama.

Me këtë process do t’i jepet fund të gjitha ndërtimeve pa leje theksoi Kreu i qeverisë; “Legalizime falas që të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm që ka hapur anarkia e fillim viteve ’90 dhe nuk arritën ta mbyllin për vite të tëra pushtetet e shkuara. Jo vetëm kaq, por duke mos e mbyllur procesin e vështirësuan atë duke krijuar volume të tëra problemesh të reja. Legalizimi ka dy aspekte ai i formalizimit dhe i dhënies fund të abuzimit dhe ndërtimit pa leje”, tha Rama.

Sipas Ramës një proces legalizimi i mbetur ende i hapur nxit informalitetit. Me këtë inisiativë të ndërmarrë duhet t’i japim fund epokës së ndërtimeve pa leje.

Gjithashtu Rama e quajti një fatkeqësi që në 8 vite janë legalizuar vetëm 21 mijë e 700 objekte dhe këto të fundit për qëllime fitimi. Në premtimin e tij Rama u shpreh se deri në prillin e vitit tjetër do të bëhet legalizmi i 25 mijë ndërtesave.

“Faktikisht, është e habitshme si në 8 vitet e shkuara u legalizuan në tërësi vetëm 21 mijë e 700 objekte, kjo një fatkeqësi kombëtare që pjesa dërrmuese e tyre nuk ishin shtëpitë e njerëzve në hall e nevojë në të drejtë për ta marrë dokumentin, por ishin ndërtimet më problematike më dëmtuese dhe të legalizuara për qëllime fitimi, lokale, motele, hotele mu në buzë të detit, liqenit, mu në mes të lagjeve, që s’kanë asgjë të përbashkët me arsyet pse politika ndërmerr një nismë. Fatura financiare e këtyre legalizimeve po paguhet nga ne. Duhet t’i shpronësojmë si të ishin shtëpi e prona të lëna dem baba dem jo si frut i korrupsionit”, tha kryeministri.

Ndër të tjera Rama theksoi se nuk do të ketë asnjë mundësi për korrupsion duke minimizuar në këtë mënyrë aferat korruptive.

 

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here