Rama: Koha e përrallave duhet të përfundojë

Rama: Koha e përrallave duhet të përfundojë

Partia Socialiste prezanton kandidatët për deputetë në Delvinë. Gjatë fjalës së tij Edi Rama i beri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit më 23 qershor për të larguar nga pushteti qeverinë aktuale. “Përrallat duhet të mbarojnë pasi shqiptarët kanë më shumë se 20 vjet që janë të pashpresë dhe të papunë.

Partia Socialiste prezanton kandidatët për deputetë në Delvinë. Gjatë fjalës së tij Edi Rama i beri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit më 23 qershor për të larguar nga pushteti qeverinë aktuale.

“Përrallat duhet të mbarojnë pasi shqiptarët kanë më shumë se 20 vjet që janë të pashpresë dhe të papunë. Ka nga ata që nuk duan të votojnë sepse kanë humbur shpresën. Unë u them atyre që vota ka fuqinë e ndëshkimit dhe çdo njeri ka detyrën që ta përdorë fuqinë e ndëshkimit për ata që kanë punuar për vete. Unë ju siguroj se nëse na vini në provë duke na dhënë mandatin, nuk do të zhgënjeheni dhe nuk do ju tradhëtojmë kurrë”, – u shpreh Rama.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar