Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Rama: “JO” armëve kimike

Rama: “JO” armëve kimike

0 Komentet 🕔15.11.2013 - 17:59

Kryeministri Rama i thotë zyrtarisht jo ardhjes së armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se; “Nuk kemi asnjë kapacitet të marrim pjesë  në një operacion të tillë. Përgjigjja jonë ishte paramisht “Po”, pasi e kemi për detyrë të jemi në krah të aleatëve”.

Në një rrëfim të gjatë për opinionin publik dhe ata që protestonin përballë Kryeministrisë, Rama tha se nuk do të mund të merrte kurrë asnjë vendim që do të cënonte dhe vinte në rrezik jetën e qytetarëve.

“Në 11 shtatorin e saposhkuar kur iu drejtova Parlamentin e nisa fjalën time me tragjedinë e kullave binjake dhe barbarinë në Siri. Ishte koha kur Assadi kishte bërë kërdinë, që tronditi botën. Çdonjëri nga ne shpalli përgatitjen për sulmin në Siri. Në pëputhje të plotë me boshtin strategjik të Shqipërisë theksova që Shqipëria do ishte si gjithnjë në krah të Amerikës në çdo rast.Rrjedha e ngjarjeve çoi në rezolutën e OKB për asgjësimin e armëve të Assadit. Këtë e mbështeti dhe Siria se ishte në dinjitetin e saj si vend për paqen.

Më lejoni të dashur bashkëqytetarë të pyes me këtë moment të rrëfimit tim të sinqertë: A mund  dhe duhet t’u thoshte jo Shqipëria SHBA në këtë përpjekje kaq të madhe. SHBA a mund të imagjinohet që SHBA t’ua heqë nga duart një vrasësi dhe të vrasë shqiptarët. A mundet se SHBA të udhëhiqnin në vende të tjera një operacion vrastar apo të vrasin ekspertët e tyre. Agjësimi s’është si të hash karamele apo të jemi të lindur, apo se si dikush që e sheh larg vendit të vet. Është pjesa e vështirë e një marrëdhënieje strategjike. Ne shqiptarët duhet ta dimë më mirë se kombet dhe vendet janë më shumë në gjendje të marrin se sa japin. Shqiptarët e Shqipërisë s’do ishim jo në NATO po në asnjë refene ndërkombëtare.

Po rikthehem te bombat e Assadit, që sipas burimeve të PD dhe burime të helmatisura se një njeri po aq i keq si Assadi kërkon t’i plasë në Shqipëri. Për të mos u shkelur më kurrë në interesat tuaja, për të mos mbetur më kurrë vrima e fundit e kavallit të këtij vendi. Ju prindër e gjyshër, vajza e djem që prisni me zemër të dridhur për gjithë.Që përzutë ata që na e lanë Shqipërinë të zhytur në borxhe dhe plehra. Gjithë ju 1 milion njerëzve.

As unë nuk do ta merrja këtë vendim pas shpinës tuaj dhe as ma ka kërkuar kush ta bëj një gjë të tillë. Ua kam thënë më parë, edhe ditët e fundit, pro zhurma ishte shumë e madhe dhe shqetësimi nga skenarët e tmerrit shumë i thellë. Pse s’u thashë dot më shumë. Pse s’u tregova dot më shumë? Pse nuk e bëra më parë transparencën të keqpërfolur nga ata që ju jepnin plumbin ballit në bulevard dhe ju quanin llumin e shoqërisë” tha Rama.

/Erilda Sulika/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E shtunë E diel
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
16°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
17°/9°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Shiu!
17°/6°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
16°/3°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Pjesërisht vranët
16°/2°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Shiu!
4°/-2°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
12°/-1°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
12°/1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Pjesërisht vranët
12°/2°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr