Rama: Do të ketë trasparencë mbi çështjen e pronës

0

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në komunën Rrashbull, ku tha se që në mandatin e parë të qeverisjes së tij pas 23 qershorit, do të zgjidhë çështjen e pronës.

“Ndërsa për ne ju jeni të gjithë njerëz dhe ne do të kemi vëmendje për ju çdo ditë, siç e kemi pasur deri tani me fjalë, sepse veprat i bëjmë kur të jemi në qeveri. Kështu që, ne në mandatin tonë që do të marrim nga vota e 23 qershorit do të zgjidhim çështjen e pronës. Do të bëjmë transparencë për të gjithë atë grabitje të madhe që i është bërë pronave të shqiptarëve, pronave të përbashkëta dhe pronave private. Do bëjmë transparence”, – tha ai.

Duke vazhduar më tej, z. Rama tha se fshati duhet të ketë një zhvillim modern rural, të mos jetë një vend ku të gjithë duan ta braktisin dhe të largohen prej tij. “Ne flasim për fshatin si një hapësirë zhvillimi ekonomik dhe duam një zhvillim modern rural, sepse fshati nuk është vetëm tokë buke dhe nuk është vetëm punë me tokën. Fshati është dhe një hapësirë ku krijohen familje të reja, ku lindin fëmijë dhe ku të rejat dhe të rinjtë nuk duhet vetëm të ikin, po duhet edhe të qëndrojnë”, – u shpreh kreu i opozitës.

/Osman Stafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here