Rama Berishës: Ndal vendimet pas 23 qershorit

Rama Berishës: Ndal vendimet pas 23 qershorit

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Asamblenë Kombëtare, për të falendreruar të gjithë antarët e Asamblese dhe deputetet fitues të zgjedhjeve për kontributin që kanë dhënë  në këto zgjedhje. Me votën e marrë në 23 qershor partia socialiste ka përpara një përgjegjësi tepër të madhe për ndërtimin e shtetit modern.  “Këtë presin shqiptarët nga

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Asamblenë Kombëtare, për të falendreruar të gjithë antarët e Asamblese dhe deputetet fitues të zgjedhjeve për kontributin që kanë dhënë  në këto zgjedhje.

Me votën e marrë në 23 qershor partia socialiste ka përpara një përgjegjësi tepër të madhe për ndërtimin e shtetit modern.  “Këtë presin shqiptarët nga ne”, tha Rama.

Në Asamblenë e  Kombetare te Partisë Socialiste  kreu i PS- theksoi se, qeveria aktuale duhet të kalojë në fazën e kujdestarisë dhe të heqë dorë nga marrja e vendimeve në funksion të programit të saj, i cili u ndëshkua me votë nga populli  në 23 qershor. Me këtë apel i është drejtuar kreu i socialistëve dhe kryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama Kryeministrit në largim Sali Berisha dhe subjekte private, duke i paralajmëruar se do të zhbëhet çdo kontratë e firmosur pas zgjedhjeve.

Rama konsideron  çështje të një rëndësie parësore kombëtare, çështjen e ujit, legalizimeve dhe çështjen e klimës së biznesit, Kryeministri i ardhshëm tha se do të angazhohet personalisht për zgjidhjen e tyre.

“Na duhet të një ndarje drastike e policisë nga krimi dhe hapja e një betejë pa asnjë kompromis, ku shteti të marrë në dorë territorin duke shkuar drejt marrjes së pasurive kombëtare për ti kthyer në të mira ekonomike për popullin. Duhet të zgjidhim problemin e pronës, na duhen me shpejtësinë më të madhe legalizimin e zonave informale. Na duhet të auditojmë sistemin e funksionimin e shtetit shqiptar, për të pasur një pasqyrë të Shqipërisë reale, duke filluar nga financat e vendit. Na duhet me shpejtësi të reformojmë dhe transformojmë administratën fiskale, të ndryshojmë të gjithë sistemin e menaxhimit të doganave dhe taksave” u shpreh Rama.

Gjithashtu ai shtoi: “Ne kemi  lexuar me shumë vëmendje rezultatin dhe se çfarë kanë mesazhi kanë dashur shqiptarët të na japin.”

“Shqiptaret na kanë dhënë gjithë përgjegjësinë, për ti kthyer në vepra ato që i kemi thënë me fjalë, brenda dy muajsh do të shikohen me vepra, është e domosdoshme që deputetet të ndjejnë barrën e jashtëzakonshme të mandatit e të kuptojmë se nuk është e mundur se Rilindja që kemi premtuar dhe ecja drejt BE të realizohen si projekt i dy tre individësh por vetëm si skuadër. Kemi premtuar hapjen e 300 mijë vendeve të punës, nuk i bëmë për të marrë pushtetin e për të shkatërruar shtetin, nuk kemi bërë sikur në këtë betejë ku kemi humbur jetë njerëzish, ku kemi parë sakrifica njerëzish të zakonshëm që janë flakur në rrugë se nuk kanë dashur të rreshtohen me pushtetin, nuk duhet të bëjmë sikur asnjë moment sepse shpresa e madhe që kemi lindur brenda zemrës së këtij populli, besimi i jashtëzakoshëm që na ka dhënë është kërcënimi se mund të përfundojmë më keq se kundërshtari që kujtoi se mund ta fuste këtë popull ne xhep”- tha ndër të tjera ai.

Në mbyllje të fjalës së tij Rama rikujtoi dhe parashtroi të gjitha premtimet që janë bërë gjatë fushatës, duke thënë se, “ ne nuk do të bëjmë sikur”.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar