Rama apel Berishës, vetpërmbahu

Rama apel Berishës, vetpërmbahu

Partia Socialiste ka mbledhur sot për herë të parë në një mbledhje, grupin e ri parlamentar. Në fillim të mbledhjes kreu i PS-së, theksoi se sot fillon një kapitull i ri, ndërkhë që i bën thirrje qeverirë të ndalojë me marrjen e vendimeve që shkojnë në dëm të vendit dhe të pasurisë së shqiptarvë. “Në

Partia Socialiste ka mbledhur sot për herë të parë në një mbledhje, grupin e ri parlamentar.

Në fillim të mbledhjes kreu i PS-së, theksoi se sot fillon një kapitull i ri, ndërkhë që i bën thirrje qeverirë të ndalojë me marrjen e vendimeve që shkojnë në dëm të vendit dhe të pasurisë së shqiptarvë.

“Në 23 qershor shqiptarët na dhanë sëbashku me aleatin tonë strategjik LSI mandat të rëndë sa një mal.  Për tani duhet të mbyllim kapitullin e gëzueshëm dhe të hapim kapitullin e mirëqeverisjes në një vend ku realiteti s’ka asgjë të gëzueshme. Ne nuk jemi më në opozitë, këta dy muaj të tranzicionit kanë rëndësi themelore për mandatin e ri qeverisës” – tha Rama.

Gjithashtu ai i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë në marrjen e vendime dhe se:  “Vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri në shërbim të interesit të vendit dhe publikut, jetojmë në Evropë dhe qeveria në detyrë duhet ë sillet sipas këtyre standardeve, shqiptarët meritojnë respekt pasi zgjodhën me 1 milione vota projektin fitues. Humbësit nuk mund të sillen sikur s’ka ndodhur asgjë e aq më pak si fitues sepse nuk janë mundur aritmetikisht por janë rrëzuar moralisht, është rrezuar modeli i tyre qeverisës, qasja ndaj ekonomisë dhe financave të vendit, sjellja e tyre me publikun dhe opozitën, më vjen keq që për shkak të sjelljes me paratë e popullit dhe pasuritë kombëtare këto ditë duhet të ua kujtojmë përsëri se janë mundur aq keqazi, por e kemi detyrë publike që ta ndalin projektin e tyre rrënues, janë në të drejtën e tyre ta interpretojnë verdiktin e popullit, por e kanë humbur të drejtën të marrin vendime me kosto materiale në dëm të sovranit”- tha Rama.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar