Rama: Aksioni ndaj ndërtimeve pa leje me të njëjtin seriozitet si ai ndaj drogës

Kryeministri Edi Rama ka reaguan në “Facebook” mbi vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit për prishjen e objekteve pa leje. Rama thekson se aksioni ndaj ndërtimeve pa leje do të këtë të njëjtin seriozitet sikurse lufta ndaj drogës. “Lufta policore kundër ndërtimtarisë pa leje me të njëjtën përmasë e seriozitet si lufta kundër drogës!Shkatërrimi e

Kryeministri Edi Rama ka reaguan në “Facebook” mbi vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit për prishjen e objekteve pa leje. Rama thekson se aksioni ndaj ndërtimeve pa leje do të këtë të njëjtin seriozitet sikurse lufta ndaj drogës.

“Lufta policore kundër ndërtimtarisë pa leje me të njëjtën përmasë e seriozitet si lufta kundër drogës!Shkatërrimi e shëmtimi do të ndalen”- shkruan kryeministri.

Në një tjetër postim në profilin e tij në Tëitter një ditë pas vendimeve të KRT, ku dha edhe pezullim të lejeve për një vit,Rama tha se do t’I jepet fund abuzimeve me pushtetin e autoriteteve vendore.

“Do të ndalet medoemos edhe abuzimi i frikshëm me pushtetin i autoriteteve vendore që kanë dhënë leje në shkelje të ligjeve e planeve vendore”- shkruan Rama.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar