Rafineria e Mallakastrës ështe ndotësi më i madh i mjedisit në këtë qytet

90 milionë lekë të reja taksa për ndotjen e mjedisit dhe te gjelbërimit, i detyrohen bashkisë Mallakastër dy kompani të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës që operojnë në këtë zonë. Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh, në pronësi të kompanisë “Bylis Energy”, është ndotësi më i madh i mjedisit në këtë qytet, borxhi së

90 milionë lekë të reja taksa për ndotjen e mjedisit dhe te gjelbërimit, i detyrohen bashkisë Mallakastër dy kompani të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës që operojnë në këtë zonë.

Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh, në pronësi të kompanisë “Bylis Energy”, është ndotësi më i madh i mjedisit në këtë qytet, borxhi së cilës ka kapur shifrën 70 milionë lekë të reja taksa të papaguara. Ndërsa 20 milion lekë të reja është detyrimi i kompanisë “AniOil” që operon në zonën e Kashit.

Taksat e kompanive të naftës përbëjnë pjesën më të madhe të buxhetit të bashkisë Mallakastër dhe mos-shlyerja e tyre krijon probleme serioze për banorët.

Në rast mosshlyerje të detyrimeve financiare nga këto dy kompani, kryebashkiaku do të kërkojë bllokimin e aktivitetit të tyre, megjithëse uzina e përpunimit të naftës është një element i rëndësishëm për ekonominë e banorëve të bashkisë Mallakastër.

L.K

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar