Rafa Benitez trajneri i ri i Napolit

0

Rafa Benitez është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit. Tekniku spanjoll  zëvendëson kështu Valter Mazarrin e larguar tek skuadra e Interit.

Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotëm nga presidenti napolitan De Laurentis. Spanjolli ka firmosur  një kontratë 2-vjeçare dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Vetë Benitezi dëshironte të merrte drejtimin e Napolit pasi la Çelsin, me të cilin fitoi edhe Ligën e Evropës.

/Dorjan Gjepali/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here