Qytetarëve të Kosovës nuk u jepet më azil

Qytetarëve të Kosovës nuk u jepet më azil

Qytetarëve të Kosovës nuk u jepet më azil.  Një autobus me emigrantë kosovarë pritet të kthehet sot nga Austria. Azilkërkuesit kosovarë, të cilët prej 6 muajsh kanë marrë rrugët e Evropës, ka gjasa të jenë pre e grupeve kriminale. Tashmë kanë nisur hetimet për këto rrjete, ndërkaq që janë më shumë se 4 mijë kosovarë,

Qytetarëve të Kosovës nuk u jepet më azil.  Një autobus me emigrantë kosovarë pritet të kthehet sot nga Austria.

Azilkërkuesit kosovarë, të cilët prej 6 muajsh kanë marrë rrugët e Evropës, ka gjasa të jenë pre e grupeve kriminale. Tashmë kanë nisur hetimet për këto rrjete, ndërkaq që janë më shumë se 4 mijë kosovarë, të cilët ndodhen në kampe të Hungarisë, dhe  së shpejti do të kthehen në Kosovë.

Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku, i ka shuar të gjitha shpresat e atyre, të cilët ndodhen në Europë apo që ende po bëjnë plane të ikin nga vendi. Ajo ka thënë se qytetarëve të Kosovës nuk u jepet më azil në vende të BE-së dhe se  azili është armiku numër një i liberalizimit të vizave për Kosovën. Sipas ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, ajo që po ua lehtëson punën emigrantëve kosovarë është se tashmë ato mund të lëvizin vetëm me letërnjoftime nëpër Serbi dhe nga atje të largohen drejt Hungarisë e vendeve të tjera.

 

 

/ Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar