Qytetarët luten me lot në sy, përpihet nga flakët katedralja e Parisit

0

Një zjarr i madh ka rënë në katedralen 850 -vjeçare të ‘Notre Dame’ në Paris. Ditën e djeshme, rreth orës 18:50, shtëllunga tymi dilnin nga kulmet e katedrales ndërsa brenda pak minutash zjarri filloi të përhapej në të gjithë katedralen e ‘Notre Dame’ dhe brenda pak orëve u shkrumbua nga flakët.
Zjarrfikësit u munduan me shpirt për të fikur zjarrin por katedralja u përpi nga flakët. Sipas mediave zjarri ka nisur që nga papafingoja pasi po bëheshin disa restaurime, dhe mendohet se shkaku ka qënë aksidental.
Katedralja ishte një thesar kulturor për francën por edhe për të gjithë botën, shumë njerëz reaguan për këtë fatkeqësi, i pari që reagoi ishte presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa presidenti francez u shpreh se ngjarja po trajtohet si emergjencë kombëtare. ndërkoh kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij me një emoji me lot në sy.
G.Baçi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here