Qytetarët e Maqedonise nuk ndihen të mbrojtur nga diskriminimi

Qytetarët e Maqedonise nuk ndihen të mbrojtur nga diskriminimi

Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim në institucionet të cilat vendosin për mbrojtjen nga diskriminimi. Pothuajse nga të gjitha procedurat e inicuara për diskriminim, asnjëri s’ka marrë mbrojtje ose siguri për diskriminim. Hulumtimet e shoqatës për juristë të rinj, që është pjesë e projektit: “Aksion kundër diskriminimit” tregojnë se shumica e qytetarëve maqedonas nuk ndihen

Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim në institucionet të cilat vendosin për mbrojtjen nga diskriminimi. Pothuajse nga të gjitha procedurat e inicuara për diskriminim, asnjëri s’ka marrë mbrojtje ose siguri për diskriminim. Hulumtimet e shoqatës për juristë të rinj, që është pjesë e projektit: “Aksion kundër diskriminimit” tregojnë se shumica e qytetarëve maqedonas nuk ndihen të mbrojtur nga ky fenomen.

Sipas të dhënave nga periudha janar-gusht 2012, në gjykatat themelore në vend nuk ishte evidentuar asnjë lëndë për diskriminim, ndërkohë që Gjykata kushtetuese gjatë periudhës së njëjtë kohore, kishte marrë 13 kërkesa dhe të gjitha ishin refuzuar.

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, kishte pranuar 55 parashtresa, gjatë të cilave në 32 raste nuk është verifikuar diskriminimi, ndërsa për 22 rastet tjera, komisioni akoma nuk ka sjellë mendim.

 

/ Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar