Qytet Studenti, këtë vit studentët paguajnë më shumë

0

Ministria e Financave ka vendosur rritjen e çmimit  për studentët që do të qëndrojnë në godinat e Qytet Studenti për një vit akademik.

Drejtori Bujar Brovina bën të ditur se rritja e pagesës do të jetë prej 3 mijë lekësh të rinj, nga 42 mijë lekë të rinj në 45 mijë, e cilësuar si e përballueshme për studentët.

Në godinat e Qytet e Studenti po bëhen rregullime për të pritur studentët me kushte më cilësore për këtë vit akademik.

/Rovena Dupi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here