Lista e emrave të pronarëve që do të dëmshpërblehen nga shteti, për shkak të ndërtimit të rrugëve apo investimeve me intëres publik në pronën e tyre, është publikuar sot në gazetën Standard. Personat që do të dëmshpërblehen, brenda 15 ditësh kanë të drejtë të paraqesin predendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë
Lista e emrave të pronarëve që do të dëmshpërblehen nga shteti, për shkak të ndërtimit të rrugëve apo investimeve me intëres publik në pronën e tyre, është publikuar sot në gazetën Standard.
Personat që do të dëmshpërblehen, brenda 15 ditësh kanë të drejtë të paraqesin predendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë apo edhe për ankime të tjera të shoqëruara me dokumentet përkatëse pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit.
Për personat që pretendojnë pronësinë,kërkohet që të aplikojnë për rregjistriminm e tyre nëse duan të të konpensohen për efekt shpronësimi, ndërsa për personat që kërkojnë rikonfirmin për pronësinë duhet të marrin konfirmimin pranë ZVRPP-së përkatëse.
Në bazë të të dhënave përfundimtare do të hartohen listat që do të shoqërojnë projektvendimin për miratim pranë Këshillit të Ministrave.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *