Qeveria, shlyerja e borxheve në tremujorin e dytë të 2014-s

Qeveria do të nis shlyerjen e borxheve të prapambetur ndaj biznesit në tremujorin e dytë të viti 2014. Ministria e Finacave shumë shpejt do të bëj publike strategjinë e pagesave, e cila më pas do të miratohet në Këshillin e Ministrave. Qeveria ka ngriur struktura të posaccme që do të mbikqyrin dhe certifikojnë borxhin e

Qeveria do të nis shlyerjen e borxheve të prapambetur ndaj biznesit në tremujorin e dytë të viti 2014. Ministria e Finacave shumë shpejt do të bëj publike strategjinë e pagesave, e cila më pas do të miratohet në Këshillin e Ministrave.

Qeveria ka ngriur struktura të posaccme që do të mbikqyrin dhe certifikojnë borxhin e pretenduar nga biznesi. Në process do të përfshihet edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Detyra e strukturave të ngritura është vlerësimi nëse detyrimet e pretenduara janë të ligjshme. Kontrolli do të përfshijë të gjitha hallkat e procesit që nga prokutimi i fondeve deri tek pranimi i faturave përkatëse.

Verifikimi do të kryhet vetëm për një pjesë të kontratave që do të përzgjidhen sipas metodës së riskut për shkak të numrit të lartë të faturave.

Që në vitin 2014 qeveria ka përcaktuar të shlyej 350 milionë dollar borxhe të prapambetura, nga të cilat 120 milonë vijnë nga punët publike dhe pjesa tjetër lidher më TVSH-në e parimbursuar.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar