Qeveria Rama, shtohen 4 ministri,më shumë femra në qeverisje

Qeveria Rama, shtohen 4 ministri,më shumë femra në qeverisje

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka prezantuar dje strukturën e re të qeverisë. Në strukturën e re të qeverisë janë shtuar katër ministri nga  15 ministri që janë aktualisht, numri i të cila do të shkojë në 19. Rama do të ndajë Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit si dhe Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka prezantuar dje strukturën e re të qeverisë. Në strukturën e re të qeverisë janë shtuar katër ministri nga  15 ministri që janë aktualisht, numri i të cila do të shkojë në 19. Rama do të ndajë Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit si dhe Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Po ashtu, kreu i selisë rozë ka shtuar një ministër të ri për Çështjet Vendore.

Ministria e Ekonomisë do të ndahet në Ministrinë e Zhvillimit, Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dhe Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

Ministria e Transporteve do të ndahet në Ministrinë e Transporteve dhe Infrastrukturës si dhe në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Ndërkaq, Ministria e Financave, Ministria e Integrimit Europian, Ministria e Drejtësisë nuk do të ndryshojnë. Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Jashtme, nuk do të ndryshojnë në kompetenca, por Rama paralajmëroi reforma të thella në këto ministri.

Në një konferencë për shtyp, Rama ka paralajmëruar dje ngritjen e disa agjensive, për të adresuar problemet e pazgjidhura deri më tani. Rama ka deklaruar se emrat e ministrave do të publikohen në ditët në vijim, ndërsa ka shtuar se qeveria e re do të ketë numrin më të madh të femrave në të gjithë historinë e qeverive shqiptare. “Për të gjithë ata që pyesin pafund për përbërjen e qeverisë, mund të them vetëm se do të ketë numrin më të madh të grave në historinë e vendit”, ka thënë Rama.

/Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar