Qeveria, privatizimet do të realizohen brenda dy viteve

Qeveria parashikon sipas programit ekonomik fisal  që brenda këtij viti të privatizojë gjitha asetet dhe aksionet shtetërore të shoqërive në sektorët jostrategjikë të cilët kapin vlerën e 5 milionë euro. Sipas këtij program planifikohet që këtë vit të shitet dhe paketa e mbetur e “Albtelekom”, në vitin 2015 paketa e Armos dhe në 2016-ën paketa e

Qeveria parashikon sipas programit ekonomik fisal  që brenda këtij viti të privatizojë gjitha asetet dhe aksionet shtetërore të shoqërive në sektorët jostrategjikë të cilët kapin vlerën e 5 milionë euro.

Sipas këtij program planifikohet që këtë vit të shitet dhe paketa e mbetur e “Albtelekom”, në vitin 2015 paketa e Armos dhe në 2016-ën paketa e operatorit të sisitemit të shpërndarjes. Vlera e përgjithshme e këtyre përllogaritet në një vlerë prej 72 milion eruosh.

Sipas këshilltares së ish-kryeministrit Berisha, Zana Guxhollit planifikimi i këtyre privatizimeve, sulmi e më pas tërheqja ndaj koncencioneve apo nismës 1 euro  janë një kopje tjetër ndaj projekteve të qeverisë Berisha. Sipas saj e majta nuk po sjell asgjë nga vetja e saj dhe po ecën në rrugën e së djathtës.

Sipas Guxhollit rikthimi tek e njëjta politikë privatizimesh është një tjetër tregues pse shqiptarët u mashtruan nga socialistët, të cilët nuk kanë një program për të shëndoshur ekonominë shqiptare.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar