Qeveria pezullon tenderat, shkurtohen 20% nga fondi i administratës

Qeveria pezullon tenderat, shkurtohen 20% nga fondi i administratës

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ul shpenzimet buxhetore për 2013, vendimi  hyn në fuqi menjëherë. Vendimi i djeshëm e detyron Thesarin e Shtetit të kthehet në një arkë të aftë të paguajë vetëm pagat dhe pensionet. Shkurtimet arrijnë deri në 20 për qind të të gjitha shpenzimeve për administratën, ndërkohë që pezullohen përfitimet e tjera

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ul shpenzimet buxhetore për 2013, vendimi  hyn në fuqi menjëherë. Vendimi i djeshëm e detyron Thesarin e Shtetit të kthehet në një arkë të aftë të paguajë vetëm pagat dhe pensionet. Shkurtimet arrijnë deri në 20 për qind të të gjitha shpenzimeve për administratën, ndërkohë që pezullohen përfitimet e tjera nga dietat apo udhëtimet jashtë vendit.

Sipas vendimit shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes të njësive të qeverisjes qëndrore, të pa pakryer deri më datën 15 korrik, ngurtësohen në masën 20 për qind të pjesës së mbetur. Ndërkohë qeveria ka përjashtuar nga shkurtimet vetëm fondet buxhetore që shkojnë për shërbimin e ushqimit apo medikamenteve në ato njësi, në të cilat kryhet ky shërbim.

Gjithashtu në bazë të vendimit dhe fondi i veçantë nuk do të përdoret deri në 2 dhjetor, duke përjashtuar rastet e ndihmave të menjëhershme dhe të shpërblimit për daljet në pension pleqërie. Po ashtu në bazë të këtij vendimi trajnimet, seminaret, kurset jashtë vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t’u mbuluar me fondet buxhetore të miratuara për vitin 2013, bllokohen.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar