Qeveria në ikje merr borxh 10.9 miliardë lekë

Qeveria në ikje merr borxh 10.9 miliardë lekë

Qeveria Berisha, në ikje ka marrë borxh në tregun vendas shumën prej 10.9 miliardë lekë përmes bonove të thesarit. Ankandi u zhvillua dje nga Banka e Shqipërisë, ku interesi i bonove të thesarit  preku nivelin më të ulët historik. Një bono me maturim 12 mujor u emëtua me një normë mesatare interesi 4.58% vlerë. Faktori

Qeveria Berisha, në ikje ka marrë borxh në tregun vendas shumën prej 10.9 miliardë lekë përmes bonove të thesarit.

Ankandi u zhvillua dje nga Banka e Shqipërisë, ku interesi i bonove të thesarit  preku nivelin më të ulët historik. Një bono me maturim 12 mujor u emëtua me një normë mesatare interesi 4.58% vlerë.

Faktori kryesor në uljen rekord të interesesave për bonot e thesarit, sipas ekspertëve, ngelet kreditimi i dobët i ekonomisë çka i ka detyruar bankat të investojnë kursimet në letrat e borxhit të qeverisë.

Borxhi i brendshëm i parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin 2013 është 27.4 miliardë lekë, por kjo shifër deri tani rezulton të jetë konsumuar në 89.3% të vlerës së saj, ndërkohë që po ta krahasojmë më të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton me një rritje prej 10.7 miliardë lekë.

Sipas ekspertëve  të ekonomisë, në shtatë vitet e fundit, borxhi publik në Shqipëri ka ardhur vetëm duke u rritur, ku rezulton të ketë kapur një shifër prej 359.9 miliardë lekë, ndërkohë që ka prekur vlerën e 63.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar