Qeveria miraton imoportin e plehrave

Qeveria miraton imoportin e plehrave

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë, kabineti i drejtuar nga Kryeministri, Sali Berisha, ka miratuar dy vendime, të cilat i hapin rrugë importit të mbetjeve nga Greqia dhe Italia. Në vendimin e parë, Qeveria Berisha i jep të drejtë kompanisë “Plastika – Albania” sh.p.k. për importin e mbetjeve të polietilenit nga Greqia, me një total

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë, kabineti i drejtuar nga Kryeministri, Sali Berisha, ka miratuar dy vendime, të cilat i hapin rrugë importit të mbetjeve nga Greqia dhe Italia.

Në vendimin e parë, Qeveria Berisha i jep të drejtë kompanisë “Plastika – Albania” sh.p.k. për importin e mbetjeve të polietilenit nga Greqia, me një total prej 600 ton në vit.

Ndërkaq, në vendimin e dytë, shoqërisë “V.A.L.E. RECYCLING” i jepet e drejta të importojë

Importi i plehrave në Shqipëri, nga Italia, një total prej 2000 ton mbetjesh në vit, të llojit gizë, çelik, bakër, alumin, zink, plumb, qelq, plastikë, letër, tallash e veshje të përdorura.

Pavarësisht vendimeve të miratuara nga qeveria Berisha, Kryeministri i ardhshëm Edi Rama, ka deklaruar se nuk do të jetë i nevojshëm zhvillimi i referendumit, pasi qeveria e tij do ta shfuqizojë këtë ligj.

/BLERAND ISMAILI/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar