Qeveria, legalizimi i 487 parcela në 14 qytete

Qeveria, legalizimi i 487 parcela në 14 qytete

Qeveria iu rikthye legalizimeve, duke kaluar në pronësi, 487 parcela ndërtimore në të gjithë vendin . Gazeta “Panorama” zbardh rrethet që preken nga vendimi i djeshëm i qeverisë, ku kalojnë në pronësi të poseduezve të objekteve informale 119.812 m2 troje dhe tokë të zënë.  Harta e legalizimit shtrihet në 14 qytete të vendit, ku janë kryer

Qeveria iu rikthye legalizimeve, duke kaluar në pronësi, 487 parcela ndërtimore në të gjithë vendin . Gazeta “Panorama” zbardh rrethet që preken nga vendimi i djeshëm i qeverisë, ku kalojnë në pronësi të poseduezve të objekteve informale 119.812 mtroje dhe tokë të zënë.  Harta e legalizimit shtrihet në 14 qytete të vendit, ku janë kryer të gjithë procedurat për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.

Qytetarët tashmë duhet të tërheqin dukumentet dhe të bëjnë pagesat pranë zyrave të ALUIZMIT-t për të marrë tapitë. Ndërsa, korrigjimi që është bërë për 240 parcelat e tjera ndërtimore, qytetarëve ju duhet të bëjnë vetëm pagesën për të marrë tapitë. Ndërkaq nga vendimi i djeshëm i qeverisë përfitojnë edhe shtesat anësore informale të ndërtimeve me leje.

Sipas të dhënave të regjistrit të pasurive të palujtshme pranë zyrave të Hipotekës, rezulton  se objektet informale të trajtuara në këtë vendim janë pjesërisht në trojet shtetërore dhe pjesërisht në troje të papërfshira nën sistemin e regjistrimit të pasurive të palujtshme.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar