Qeveria e Re, ndryshime rrënjësore në administratat publike

0

Qeveria e re pritet të sjellë ndryshime rrënjësore në administratë. Duket se punësimi në administrata është  një ndër prioritet e qeverisë së re.

“Duhet t’i jepet përparësi profesionalizmit, aftësisë së gjithsecilit të cilitdo niveli qofshin. Emërimet e reja do të sjellin stafe më të kualifikuar dhe nivel të lartë profesional”, shprehet lideri i Partisë Socialiste.

Përveç emërtimeve të reja do të aplikohen uljet në detyrë dhe kërkesat për dorëheqje. Edhe pse, është e vështirë që drejtuesit e lartë të administratës të pranojnë largimin përmes dorëheqjeve, për shkak se me ligjin e vjetër s’përfitojnë listën e pritjes dhe pagesën për një vit, ndërsa me ligjin e ri humbasin përfundimisht të drejtën për të qënë në administratën publike.

/Rabihana Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here