Qeveria e re, Jahjaga këshillohet me Gjykatën Kushtetuese

Atifete Jahjaga kërkon sqarim nga Gykata Kushtetuese në lidhje me përgjegjësitë e saj në mandatimin e qeverisë së re. Presidentja e Kosovës i dërgoi dje gjykatës një kërkesë me qëllim sqarimin e kompetencave kushtetuese të Presidentes, që parashikon neni 84 pika 14 dhe neni 95 për këtë çështje. “Kërkesa për Gjykatën bëhet me qëllim të

Atifete Jahjaga kërkon sqarim nga Gykata Kushtetuese në lidhje me përgjegjësitë e saj në mandatimin e qeverisë së re. Presidentja e Kosovës i dërgoi dje gjykatës një kërkesë me qëllim sqarimin e kompetencave kushtetuese të Presidentes, që parashikon neni 84 pika 14 dhe neni 95 për këtë çështje.

“Kërkesa për Gjykatën bëhet me qëllim të qartësimit të veprimit kushtetues të Presidentes së Republikës së Kosovës, që ndërlidhet me përputhshmërinë e nenit 84 pika 14 dhe nenit 95 të Kushtetutës së vendit. Vlerësimi i përputhshmërisë së neneve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i mundësojë Presidentes së vendit që të ndërmarrë veprimet e nevojshme në pajtueshmëri me vendimin e Gjykatës,” shkruhet në kërkesën e presidentes.

Në këtë mënyrë Jahjaga synon të sigurojë një process të drejtë dhe të besueshëm që do të garantojë mirëfunksionimin e institucioneve të vendit. Njëherazi veprimi sipas vendimit të gjykatës shmang ndërhyrjen në punën e KQZ-së.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar