Qeveria e re, ja tre alternativat e Jahjagës

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndodhet përballë tre vendimeve për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Ajo mund të vendosë t’i japë mandatin për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryeministrit vetëm partisë që ka fituar shumicën, në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas mundësisë së dytë, Jahjaga mund të marrë parasysh kandidatin për kryeministër të paraqitur nga nënshkrimet e një shumice deputetësh. Kjo nënkupton që presidentja mund ta shohë si të rregullt marrëveshjen mes LDK-së, AAK-së dhe NISMËS.

Mes të tjerave ekziston edhe alternativa e tretë, sipas së cilës presidentja do t’ia japë mundësinë e formimit të qeverisë LDK-së , vetëm nëse dështon votëbesimi i PDK-së në Kuvend.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here