Një Autoritet Qendror Financiar që do të ketë kompetenca mbikëqyrjeje edhe mbi Bankën Qëndrore, Autoritetin Mbikëqyrës Financiar (AMF) dhe ASD-në (Agjencia e Sigurimit të Depozitave) është në planet e qeverisë së re. Bëhet fjalë për të themeluar një Super-Bord Mbikëqyrës i cili do të ketë të drejtë vetoje mbi të gjitha bordet e tjera në fushën e
Një Autoritet Qendror Financiar që do të ketë kompetenca mbikëqyrjeje edhe mbi Bankën Qëndrore, Autoritetin Mbikëqyrës Financiar (AMF) dhe ASD-në (Agjencia e Sigurimit të Depozitave) është në planet e qeverisë së re.
Bëhet fjalë për të themeluar një Super-Bord Mbikëqyrës i cili do të ketë të drejtë vetoje mbi të gjitha bordet e tjera në fushën e ekonomisë.
Qëllimi është që, në përputhje me programin e Rilindjes, të sigurohen mundësi reale që, në bashkëpunim me Byronë e planifikuar Kombëtare të Hetimit, të organizohet një luftë e suksesshme kundër krimit të organizuar në sektorin ekonomiko-financiar.
Kjo do të sillte edhe ristrukturimin e autoriteteve ekzistuese, para së gjithash, edhe prekjen e ligjit për Bankën e Shqipërisë.
PS thotë se një reformë e tillë do të kërkonte ndryshime edhe të politikave të secilit institucion të sipërpërmendur.
Ndërkohë, Partia Socialiste mendon edhe kthimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, një organ ekzistues i Partisë Socialiste, në një strukturë të përhershme. Ky do të jetë një organ këshillimor i qeverisë së re, i cili do të përbëjë, sipas Ramës , “një strukturë të ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipërmarrjes”.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *