Qeveria e Kosovës veçon 700 mijë euro për negociatorët

Qeveria e Kosovës veçon 700 mijë euro për negociatorët

Ekipi negociator për bisedimet me Serbinë do të ketë rreth 700 mijë euro në dispozicion për mbulimin e harxhimeve. Këto shpenzime mbulohen nga qeveria e Kosovës. Që nga fillimi i negociatave në mars të vitit 2011 e deri më tani për shpenzime të udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit nga buxheti i Kosovës janë harxhuar shumë të

Ekipi negociator për bisedimet me Serbinë do të ketë rreth 700 mijë euro në dispozicion për mbulimin e harxhimeve. Këto shpenzime mbulohen nga qeveria e Kosovës.

Që nga fillimi i negociatave në mars të vitit 2011 e deri më tani për shpenzime të udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit nga buxheti i Kosovës janë harxhuar shumë të mëdha parash.

Vendimi i fundit i qeverisë është marrë në mbledhjen e 3 korrikut të këtij viti në të cilin thuhet se “ndahen mjete financiare në vlerë prej 700,000.000 euro për mbulimin e shpenzimeve për të gjithë përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive që marrin pjesë në delegacionet e bisedimeve”. Mjetet e ndara, sipas të njëjtit vendim mbulojnë shpenzimet e deritanishme dhe ato që pritet të ndodhin në procesin e bisedimeve.

Të tilla shpenzime janë bërë edhe për dy vite më parë , por  Qeveria e Kosovës deri më tani zyrtarisht nuk ka dhënë informacione në lidhje me koston e bisedimeve.

 

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar