Qeveria e Kosovës: Të përfshihemi në projektin e gazsjellësit TAP

Qeveria e Kosovës: Të përfshihemi në projektin e gazsjellësit TAP

Qeveria e Kosovës synon kalimin e një dege të gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) nga Shqipëria edhe në Kosovë. Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se së bashku me kryeministrin Thaçi janë angazhuar në takime të ndryshme si me Shqipërinë ashtu edhe me qeveritë e shteteve të BE-së që edhe Kosova të përfshihet në TAP.

Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet të jetë vendkalim i këtij burimi të rëndësishëm natyror, pasi kjo do të sillte përfitime si në rrafshin gjeostrategjik ashtu edhe në atë ekonomik.

“Përfshirja e Kosovës në TAP do të krijonte të ardhura vjetore të qëndrueshme. Në rrafshin ekonomik do t’i sillte Kosovës diversitet në burimet energjetike dhe padyshim se qytetarët e Kosovës do të kishin çmime më të ulëta të furnizimit me energji nëpërmjet këtij gazi”, shtoi Hoxhaj.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar