Qeveria 80 mln euro garant për KESH-in

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) me garantë qeverinë ka marrë një borxh rreth 80 milionë euro në bankat e nivelit të dytë, “Raiffeisen Bank Albania” dhe “Intesa San Paolo”. Këshilli i Ministrave ka miratuar letër garancinë e dhënë nga qeveria dhe ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare. Qeveria ka vendosur miratimin e garancisë në kuadër

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) me garantë qeverinë ka marrë një borxh rreth 80 milionë euro në bankat e nivelit të dytë, “Raiffeisen Bank Albania” dhe “Intesa San Paolo”.

Këshilli i Ministrave ka miratuar letër garancinë e dhënë nga qeveria dhe ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare.

Qeveria ka vendosur miratimin e garancisë në kuadër të kontratës së huasë ndërmjet ‘Raiffeisen Bank Albania’ sh.a. dhe KESH-it për shumën 40 milionë euro. Ndërsa miratimi i garancisë qeveritare të lëshuar në favor të “Intesa San Paolo Bank Albania” sh.a. në kuadër të kontratës të kësaj banke me KESH-in sh.a. është bërë për shumën 4.2 miliardë lekë ose 42 milionë euro.

Vendimet nuk sqarojnë detajet rreth kushteve për huatë që KESH do të marrë nga bankat dhe gjithashtu edhe qëllimin për të cilin po i merr KESH këto kredi.

Me këto garanci, borxhi në raport me Prodhimin e Brendshëm do të rritet me 0.7 për qind. Zakonisht qeveria ka lëshuar garanci për kompanitë shtetërore kur ato kanë marrë hua nga bankat ndërkombëtare si Banka Botërore, BERZH etj., dhe jo nga bankat e nivelit të dytë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar