Qeveria e ndikuar nga kushtet jo të favorshme dhe interesat shumë të larta të tregjeve financiare ndërkombëtare është fokusuar në marrjen borxh në tregun e brenshëm. Mundësitë e huamarrjes në tregun e brenshëm janë shfrytëzuar pothuajse të gjitha nga ana e qeverisë. Qeveria ka konsumuar 89.3% të huasë, vlera e së cilës është 27.4 miliardë
Qeveria e ndikuar nga kushtet jo të favorshme dhe interesat shumë të larta të tregjeve financiare ndërkombëtare është fokusuar në marrjen borxh në tregun e brenshëm.
Mundësitë e huamarrjes në tregun e brenshëm janë shfrytëzuar pothuajse të gjitha nga ana e qeverisë. Qeveria ka konsumuar 89.3% të huasë, vlera e së cilës është 27.4 miliardë lekë e parashikuar për buxhetin e vitit 2013, duke kaluar kështu kufirin e huamarrjes.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 4 muajt e parë niveli i huamarrjes arrin vlerën 22.8 miliardë lekë ose 7.7 miliardë lekë më shumë, nga 15 miliardë që ishte planifikuar për këtë periudhë.
Nëse do të krahasonim shifrat e këtij viti me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, do të vërenim një rritje të huasë prej 10.7 miliardë lekë, kjo vjen nga fakti i periudhës zgjedhore , rritjes te investimeve publike dhe investimeve në projektet e reja.
Një situatë e tillë ka sjell kritika nga ana e opozitës , e ekspertët të ekonomisë brenda vendit dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN apo BB, të cilët janë shprehur për heqjen me ligj në Shqipëri ҫmimit tavan prej 60% për borxhin publik.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *