Qeveria, 3 vite për të shlyer detyrimet e prapambetura

Qeveria synon të zgjidhë përfundimisht ngërçin e borxheve të prapambetura, jo vetëm duke shlyer detyrimet ekzistuese por edhe duke parandaluar krijimin e borxheve të reja. Sipas burimeve të Top Chanel shlyerja e detyrimeve të prapambeturaqë ka qeveria ndaj biznesit do të zgjasë 3 vite. Drafti i përgatitur nga Ministria e Financave, vlerëson se borxhet e

Qeveria synon të zgjidhë përfundimisht ngërçin e borxheve të prapambetura, jo vetëm duke shlyer detyrimet ekzistuese por edhe duke parandaluar krijimin e borxheve të reja.

Sipas burimeve të Top Chanel shlyerja e detyrimeve të prapambeturaqë ka qeveria ndaj biznesit do të zgjasë 3 vite.

Drafti i përgatitur nga Ministria e Financave, vlerëson se borxhet e prapambetura të shtetit ndaj sipërmarrjes janë në total rreth 72.6 miliardë lekë ose 5.3 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

Detyrimet konsistojnë në kontratat e papaguara të punëve publike dhe pagesat për mallra e shërbime, respektivisht me 24.6 miliardë lekë dhe 5 miliardë lekë. 22.8 miliardë lekë janë  detyrime të tjera që rrjedhin nga tatimet, 12.8 miliardë lekë TVSH e parimbursuar dhe 10 miliardë lekë tatim mbi fitimin që duhej t’i ishte kthyer biznesit.

Në zërin e fundit Qeveria grupon detyrimet e tjera, të cilat i vlerëson 20.1 miliardë lekë dhe ku përfshihen vendimet gjyqësore kundër shtetit, detyrimet për shpronësimet publike por edhe pagesat e prapambetura të personave me aftësi të kufizuar. Për vitin 2014, Qeveria ka vendosur të paguajë nga buxheti 35 miliardë lekë ose gati gjysmën e detyrimeve totale. Pjesa e mbetur do të shlyhet në dy vitet e ardhshme, përkatësisht 20 miliardë në 2015 dhe 17.5 miliardë të tjera në vitin 2016.

Qeveria thotë se rradha e shlyerjes do të ndjekë parimin e kohës, sipas të cilit pagesat do të fillojnë nga detyrimet më të vjetra tek ato më të reja. Sipas strategjisë, për të eleminuar abuzimet, gjithë procesi do të mbikëqyret nga një komitet i posaçëm, që kryesohet nga zëvendësministri i Financave, por ka në përbërjen e tij Drejtoreshën e Doganave, atë të Tatimeve dhe të tjerë anëtarë. Në proces do të jetë e përfshirë edhe KLSH që do të ketë statusin e vëzhguesit. Në draftstrategjinë janë parashikuar edhe një sërë masash që tentojnë të parandalojnë krijimin e borxheve të reja ku përfshihen ndryshimi i ligjit të buxhetit, ai i skemës së rimbursimit të TVSH-së etj.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar