Qeveria 197 milionë dollarë borxh nga bonot

Qeveria 197 milionë dollarë borxh nga bonot

Qeveria ka rritur ndjeshëm huamarrjen e brendshme gjatë gjysmës së dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-qershor, qeveria ka marrë hua 197 milionë dollarë. Ndërkohë një vit më parë kjo huamarrje ishte 86 milionë dollarë. Ndërkaq duke ju referuar shifrave, vëmë re se  kemi më shumë sesa

Qeveria ka rritur ndjeshëm huamarrjen e brendshme gjatë gjysmës së dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-qershor, qeveria ka marrë hua 197 milionë dollarë. Ndërkohë një vit më parë kjo huamarrje ishte 86 milionë dollarë.

Ndërkaq duke ju referuar shifrave, vëmë re se  kemi më shumë sesa një dyfishim të këtij borxhi. Siç tregojnë të dhënat e AMF, 55.5 për qind e borxhit është marrë me instrumente afatshkurta, ndërkohë që 44.5 për qind duke përdorur instrumente më afatgjatë, siç janë obligacionet.

“Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 98.06% të të gjitha transaksioneve në këtë treg”, thuhet në raportin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Personat juridikë apo bizneset janë investitorët më të mëdhenj të borxhit të qeverisë me një vlerë prej 161 milionë dollarësh, ndërsa individët kanë dhënë 35 milionë dollarë borxh përmes pjesëmarrjes në ankandet e zhvilluara nga Banka e Shqipërisë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar