Qeveri teknike për Kosovën?

Kosova po përpiqet të formojë një qeveri teknike me mandat njëvjeçar, që do të mund të shmangë bllokadën dhe zgjedhjet e parakohshme, shkruan Tribuna. Sipas burimeve të kësaj gazete, përfaqësues të partive të ndryshme politike kanë nisur bisedimet për një qeveri të tillë, që do të merrte edhe pëlqimin e ndërkombëtarëve. Mundësitë për qeveri teknike

Kosova po përpiqet të formojë një qeveri teknike me mandat njëvjeçar, që do të mund të shmangë bllokadën dhe zgjedhjet e parakohshme, shkruan Tribuna.

Sipas burimeve të kësaj gazete, përfaqësues të partive të ndryshme politike kanë nisur bisedimet për një qeveri të tillë, që do të merrte edhe pëlqimin e ndërkombëtarëve. Mundësitë për qeveri teknike shtohen nëse AKR-ja kalon pragun elektoral, sepse në këtë rast as opozita e bashkuar dhe as koalicioni i Thaçit nuk mund të formojë qeverinë pa votat e Vetëvendosjes.

Krijimi i një qeverie të njëanshme nuk mund të lejohet në këtë situate të tensionuar politike. Deri në fund të këtij viti Kosova duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë për funksionimin e Gjykatës Speciale dhe për këtë nevojitet një frymë bashkëpunimi.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar