Qeveri-CEZ, nisin negociatat

0

Ministria e energjisë dhe industrisë me synim që qeveria shqiptare t’i shmanget arbitrazhit ka propozuar të ngrihet një grup pune që të diskutojë me palën çeke për një mrrëveshje të mundshme.

Marrëveshja synon gjetjen e një zgjidhje me kosto sa më të ulët, ose të paktën të lënjen e një hapsire kohore për t’u përgatitur për arbitrazhin.

Propozimin e ministrisë së energjisë e kanë pritur mirë të  gjithë ministritë  që preken nga kjo çështje, pas të cilës pritet të ketë një vendim nga qeveria.

Në relacionin e projektvendimit thuhet se fillimi i negociatave për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me mirëkuptim diktohet edhe nga kostoja e lartë që mbart procesi i ndjekjes së procedurave të arbitrazhit.
Në rast se nuk pranohet zgjidhja me marrëveshje, grupi i punës që do te ngrihet do të ndihmojë avokaturën e shtetit në përgatitjen e dosjes për arbitrazh.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here