Qeshim e gëzojmë me 1 Qershor

0

Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes , në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, organizoi dje aktivitetin “Qeshim e gëzojmë me 1 Qershor”.

Arsyeja dhe qëllimi i vërtetë i këtij aktiviteti ishte se me rastin e festës së 1 Qershorit, fëmijët e punonjësve civilë dhe efektivëve të Forcave të Armatosura të festonin, gëzonin dhe të qeshin së bashku.

Në këtë  ditë të shënuar për fëmijë, u çel edhe ekspozita “Me penela vizatojmë”, dedikuar tërsisht fëmijëve. Festa vijoi me kërcime me motive hawajane dhe këngë të ndryshme për fëmijë.

“Sirena e detit Jon” dhe “Ujku do të bëhet bari” e shumë të tjerë ishin këngëtarët që u interpretuan, duke sjell atmosferë sa më festive për të gjithë të pranishmit.

Ajo që nuk mund të mungonte kurrësesi në këtë aktivitet ishte edhe aktrimi i artistëve të vegjel, ku mund të përmendim: “Dhelpra dhe korbi”, “Gjinkalla dhe Milingona”, “Kësulkuqja” etj.

Ky aktivitet mblodhi rreth vetes  fëmijë të moshave të ndryshme.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here